37 w ·Translate

Dikush e ofendoi Ebu Bekrin رضي الله عنه:

💎 Muhammedi ﷺ, i cili ishte ulur aty pranë, habitej dhe buzëqeshte.
Kur burri ia rëndoi më shumë Ebu Bekrit ofendimin, ky i fundit ia ktheu me te njejten monedhë.

Menjeherë, Muhammedi ﷺ u çua në këmbë dhe u largua nga mexhlisi.

Ebu Bekri i shkoi pas dhe i tha:

O i Dërguar i Allahut! Përderisa më ofendonte dhe më shante, ti qëndroje ulur, pasi unë ia ktheva atij, t'i u zemërove dhe u largove!

Muhammedi ﷺ i tha:

"Kur ai të shante dhe ofendonte, ti kishe një engjëll i cili i kthente përgjigje.
Por, kur ti vetë i ktheve përgjigje, engjëlli u largua dhe erdhi shejtani.
E unë nuk qëndroj në një vend me shejtanin.

Pastaj, Muhammedi ﷺ i tha Ebu Bekrit:

O Ebu Bekr!

Tre gjëra janë të vërteta:

Çdo rob të cilit i bëhet padrejtësi dhe ai ia len në dorë Allahut, Allahu do e ndihmojë dhe lartësojë atë."

| Imam Ahmedi |