#fcballkani 10 posts

10 hrs ·Translate

Sot feston ditëlindjen fizioterapeuti i klubit Krenar Zenelaj , klubi i uron shumë vite të lumtura dhe çdo të mirë në jetë 🧡🎉 @krenarzenelaj
#fcballkani
#birthdaypost

image
10 hrs ·Translate

Foto nga ndeshja kundër KF Dukagjinit 🧡
#fcballkani

image
image
image
image
image
10 hrs ·Translate

Tifozë të dashur,

FC Ballkani ka arritur marrëveshje për transferimin e Lindon Emërllahut te CFR Cluj në Rumani, skuadër kjo me të cilën kemi raporte të shkëlqyera.

Falenderojmë nga zemra lojtarin fantastik, që nuk ka kursyer kurrë asgjë nga vetja për fanellën e klubit të tij të zemrës.

I rritur e formësuar në Akademinë e FC Ballkanit, asi ynë ka dëshmuar se si me përulësi e punë të jashtëzakonshme, një futbollist shndërrohet në yll e në idoll të tifozëve.

Gjeneratat e reja sot e kanë modelin që duhet marrë shembull, rugën që duhet ndjekur për të lënë gjurmë, jo vetëm në klubin e zemrës e qytetin e tij, por në ekipin kombëtar e më gjërë.

Lindon Emërllahu do të mbetet ikonë e etapës më të ndritshme të FC Ballkanit, duke e pasur përherë të hapur derën e klubit dhe zemrën e çdo tifozi.

Faleminderit kampion për çdo gjë që ke dhënë për FC Ballkanin, të priftë fati në skuadrën e re e sukseset mos t’u ndalshin.

Ti gjithmonë je njëri prej nesh 🧡🖤
#fcballkani

image
49 w ·Translate

Është koha për Superligë!

Tifozë të dashur, nesër është dita kur takohemi sërish bashkë, në përballjen kampionale me Malishevën.

Me stadiumin e qytetit të mbushur nga ju, gjithmonë jemi më të fortë, drejt objektivave tona.

Na priftë e mbara 🧡🖤
#fcballkani
#forcaballkani
#albimallsuperliga

image
49 w ·Translate

Fitoreee!!!

Me një performancë të shkëlqyer të futbollistëve tanë në Malishevë, sigurojmë gjysëmfinalen e Kupës së Kosovës.

Faleminderit gjithë tifozëve që ishin në tribunë për të na mbështetur 🧡🖤

Neshjen e radhës e zhvillojmë në Suharekë, përsëri ndaj Malishevës, e vlefshme për Superligë.

Na priftë e mbara!
#fcballkani
#forcaballkani
#kupaekosovës

image